Familja shqiptare refuzon testimin për koronavirusin në Gjermani, ndërhyn policia

0
19

Një familje me shumë anëtarë nga Kosova me vendbanim në Lüneburg të Gjermanisë veriore janë bërë problem, sepse refuzuan testimin, pas shpërthimit të koronavirusit në rrethin familjar.

E përditshmja gjermane BILD, shkruan se familja kosovare përbëhet nga dhjetëra anëtarë dhe është e njohur mirë në Rotenburg.

Autoritetet gjermane janë detyruar të angazhojnë një kompani sigurimesh që t’i ruajë anëtarët e familjes për të mos dalë nga izolimi, shkruan Gazeta Express.

Pas disa rasteve pozitive me COVID-19 në familjen kosovare, departamenti i shëndetësisë urdhëroi teste të detyrueshme për të gjithë, një javë më parë. Meqenëse disa anëtarë treguan se nuk ishin bashkëpunues, autoritetet kërkuan mbështetje nga policia, duke përfshirë rreth 20 oficerë nga policia e Lüneburgut.

Meqenëse u urdhërua testimi, autoritetet kontrolluan katër shtëpi të familjes, duke i detyruar anëtarët t’i nënshtrohen testimit.

Gjatë aksionit, një i ri u përpoq të ikte, madje dëshmitarët okularë deklaruan se u hodh nga kati i parë.

Që atë ditë, shtëpia ruhet nga rojet e sigurisë.

Një shërbim i sigurisë ka monitoruar daljet nga ndërtesa për tetë ditë rresht.

BILD foli me një anëtar të familjes. Gruaja (në mes të viteve 40) konfirmoi: “Ne të gjithë e kemi koronavirusin, vetëm ne të rriturit vuajmë, fëmijët janë mirë. Unë isha më rëndë në banesë për dhjetë ditë, burrit tim iu desh të shkonte në spital“.

Të martën, ajo zonë raportoi 87 persona të infektuar, nga kjo shifër 30 të infektuar i përkasin familjes së madhe nga Kosova.

BILD raporton se koston e shpenzimeve për ta mbikëqyrur familjen rojet e sigurisë do ta paguajnë taksapaguesit gjermanë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here