Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, nis procesi gjyqësor ndaj rojes së shkollës dhe të akuzuarve të tjerë

0
51

Ka nisur sot procesi gjyqësor për Abaz Dogun, ish-rojen e shkollës së Babrrusë që akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën gjykim të shkurtuar për 4 të pandehurit. Pjesë e procesit gjyqësor është Klajdi Poci dhe dy të miturit që akuzohen për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë në seancën e radhës pritet që te jepen konkluzionet nga ana e Prokurorisë. Sjellim në vëmendje që ishte i moshuari ai që abuzoi i pari seksualisht me të miturën, duke e përndjekur dhe kërcënuar se do të shkruante fjalë ofenduese për të në muret e shkollës.

Dyshohet se ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhin, ndërsa më vonë ka ardhur edhe abuzimi seksual nga tre nxënës të shkollës.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here