Adolf Hitler fiton zgjedhjet në vendin afrikan, cila është lidhja e tij me ideologjinë naziste?

0
533

Një politikan me emrin e Adolf Hitler ka fituar një vend në zgjedhjet në Nambia, por thotë se s’ka plane për dominimin e botës.

Adolf Hitler Uunona u zgjodh me 85 për qind të votave në ish-koloninë gjermane, ku një numër rrugësh, vendesh dhe njerëzish mbajnë ende emra gjermanë.

Politikani i tha Bild se ai “nuk kishte asnjë lidhje me” ideologjinë naziste. “Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, deklaron ai.

Politikani tha se gruaja e tij e thërret Adolf, duke shtuar se është tepër vonë për ta ndërruar ligjërisht emrin e tij. Adolf Hitler, ose “Uunona” fitoi 1,196 vota në zgjedhjet e fundit krahasuar me 213 të kundërshtarit të tij, duke fituar një karrige në këshillin rajonal.

Dikur e njohur si Afrika Jugperëndimore Gjermane, Namibia ishte një koloni gjermane nga 1884 derisa perandorisë iu hoq e drejta e zotërimeve të saj pas Luftës së Parë Botërore.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here