FOTO/ Mesazhi prekës në vendin ku dentisti humbi jetën me vajzën e tij 9-javëshe, pas aksidentit që tronditi Gjermaninë

0
539

Pak ditë më parë, qyteti gjerman i Trier u trondit nga një aksident që i mori jetën 5 këmbësorëve dhe plagosi disa të tjerë. Një person që rezultoi më pas i dehur, shkaktoi aksidentin kur me makinë goditi qytetarët në rrugën për këmbësorët.

Mes viktimave është edhe George Kombilidis, një dentist 45-vjeçar greke, dhe vajza e tij Virginia, vetëm 9 javëshe.

Gruaja e tij dhe djali tjetër u dërguan në spital të plagosur.

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, të afërmit e viktimës lanë një letër prekëse të shkruar në gjuhën greke:

“Virginia, mbaje shtrënguar fort babin që të kujdeset për ty atje lart. Kujdesuni për nënën dhe vëllain tënd të vogël tani që u bëre një engjëll”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here