Bota diskuton për vaksinën, qeveria krenohet se ka sjellë teste të shpejta

0
352

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmëroi se nga e hëna në vend do të nisë testimi i shpejtë për Covid-19.

Tirana do të jetë e para ku do të kryhen testimet si vatra kryesore dhe më e rrezikshme në vend. Manastirliu tha se qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta antigeni.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi specifikat e këtij testi.

Ndër të tjera, Bino sqaroi se ky lloj testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë. Pra në 5 ditët e para të infektimit. Po ashtu, zonja Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin.

“Nëse është pozitiv është vërtet pozitiv. Për 30 minuta merret përgjigja. Lehtëson hetim epidemiologjik në kohë reale,” tha ajo.

Për ironi, edhe pak ditë mbushet viti kur virusi u shfaq për herë të parë, ndërkohë që bota po diskuton shpërndarjen e vaksinës.

Në vendet e pasura ka nisur prej kohësh prenotimi i dozave të para. Ndërsa në vendet tona fqinje kanë nisur të marrin doza edhe nga Kina dhe Rusia. Serbia i ka marrë vaksinat nga Rusia, kurse Turqia thotë se do i marrë nga Kina.

Kurse Shqipëria diskuton për testet e shpejta, që duhej të kishin mbërritur në vend me kohë, pasi qarkullojnë prej shumë muajsh. 

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here