SHBA, 245 mijë vende punë u hapën gjatë nëntorit

0
383

Shërimi i ekonomisë amerikane vazhdon të ngadalësojë ritmin nën efektin e coronavirusit që pati një shpërthim të madh në nëntor.

Punëdhënësit amerikanë kanë bërë 245 mijë punësime gjatë nëntorit, muaji i pestë radhazi që ritmi i punësimit ka njohur rënie. Shifra për tetorin ishte 610 mijë nga 638 mijë që u deklarua fillimisht.

Shkalla e papunësisë për nëntorin ishte 6.7%. më pak se 6.9% i muajit paraardhës, por shifra nuk jep plotësisht shtrirjen e papunësisë sepse nuk përfshin personat që dolën nga forca e punës dhe nuk janë aktivisht në kërkim për punë.

Totali i punësimeve në nëntor ra pjesërisht për shkak të humbjes së dhjetëra mijëra të punësuarve part-time si regjistrues të gjendjes civile që tashmë nuk nevojiten më pasi numërimi zyrtar është drejt fundit.

Më tepër se gjysma e atyre që u hoqën nga puna në fillim të pandemisë janë rimarrë në punë, por ka ende rreth 10 milionë të papunë më tepër se në shkurt. Shumë prej tyre janë pranë humbjes së përfitimeve të papunësisë, pasi asistenca e emergjencës e miratuar nga Kongresi në pranverë skadon në fund të vitit.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here