VIDEO/ Ky është i riu shqiptar që vrau dhe dogji hotelierin grek. Pamje nga momenti kur…

0
589

Ky është i riu shqiptar i identifikuar si Indrit Lleshi që vrau dhe dogji hotelierin grek në ishin e famshëm të Santorini.

Sherri sipas dëshmisë së 20 vjeçarit ka ndodhur për shkak të 200 eurove që viktima Nikos Halaris i kishte borxh dhe nuk pranonte t’ia jepte.

Mediet greke kanë publikuar pamjet, kur shqiptari dërgohet nga Santorini në Naxos, për t’u përballur me drejtësinë.

Një ditë më parë, avokati i familjes së viktimës dha detaje tronditëse nga krimi i rëndë.

“Ai gjithashtu kishte marrë çelësat e hotelit të viktimës dhe kishte kyçur të gjitha dyert. Hedhja e një shishe vodka nuk mund ta djegë një person kaq ‘thellë’”, thotë avokati Lefteris Gavrilis.

Diçka tjetër po ndodhte, ose kishte një lëng tjetër ose diçka tjetër është hedhur mbi të ose ajo që është më e neveritshme është që ai ishte atje për orë të tëra dhe derdhi pak alkool për ta djegur në mënyrë të përsosur”, shton ai.

Autori 20-vjeçar nga Shqipëria, duke dashur të eliminonte të gjitha gjurmët e krimit, mori me vete gjithçka që kishte prekur, si një leckë, një kovë dhe shufrën e hekurit me të cilën kishte goditur Nikos Halaris.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here