VIDEO/ “O Pjerin, s’ke top ti? Apo ke vetëm…”- Rama batuta në Lezhë me kryebashkiakun Ndreu

0
634

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lezhë ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Llesh Nik Daka”.

Kreu i qeverisë thotë se projekti nga 3D është bërë realitet mbresëlënës, gati për të pritur 535 nxënës dhe mësuesit e tyre.

Gjatë vizitës, kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ku nuk munguan as batutat për lojën e basketbollit.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Na keni nderuar me shpejtësinë dhe cilësinë

Arben Ahmetaj: Janë rreth 550 nxënës. Një nga shkollat më të mëdha

Edi Rama:Me sistem ngrohje

Arben Ahmetaj: Po po, me sistem kamerash

Edi Rama: Palestra është në krahun tjetër.

Arben Ahmetaj: Po, po nuk kanë top basketbolli

Edi Rama:Ç’na gjeti. O Pjerin s’ke top mo Pjerin apo vetëm bilbil ke ti se ke qenë polic. Uau sa e bukur (për palestrën).

Kryetarja e Njësisë:Faleminderit si një ish-mësuese që ka punuar dy vite shumë të vështira

Arben Ahmetaj: Është kryetarja e njësisë.

Edi Rama: I kam thënë Pjerini vër gratë kryetare njësish

Pjerin Ndreu: E kam mbajtur fjalën.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here