FOTO/ U kapën në befasi me furgonin e ngarkuar me drogë, 3 shqiptarë bien në prangat e policisë italiane

0
1150

Tre shqiptarë të moshave 26, 39 dhe 45 vjeç, përfunduan në prangat e policisë italiane që kapi dhe sekuestroi 275 kg drogë që po transportoheshin nga shtetasit në fjalë.

Mësohet se lënda narkotike, përkatësisht 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë është kapur në qytetin e Riminit.

Karabinierët zunë në befasi tre shqiptarët që po transportonin drogën me një furgon, ndërkohë që pakot me lëndë narkotike ishin shkarkuar mbrëmjen e të premtes kamioni.

Shqiptarët u arrestuan në flagrancë nga karabinierët ndërkohë që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike. Droga u gjet në një kamion, fshehur pas paletave të detergjentëve.

Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizën e Seksionit Anti-Drogë. Siç duket nga këto foto korrierët kishin vendosur imazhe nga personazhe të animuar të “Dragon Ball”, apo kopertina nga seriale televizive si “Validè” në pakot me drogë.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here