Krijoi vaksinën anti-Covid, BioNTech: Optimistë se pandemia mund të frenohet

0
574

Themeluesit e BioNTech, bashkëzhvilluesi gjerman i një vaksine antiCovid-19 së bashku me gjigantin e farmacisë amerikane Pfizer, deklaruan dje se ishin optimistë që pandemia e koronavirusit mund të frenohej deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbi Covid-19.

“Ne duhet ta arrijmë atë dhe do ta arrijmë”, theksoi ai.

Bashkëshortja e tij, njëkohësisht shefe mjekësore e BioNTech, Ozlem Tureci tha se ishte gjithashtu “shumë optimiste”, me kusht që të mobilizoheshin ata që ishin përgjegjës për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Sahin tha se kur lexoi një artikull shkencor mbi koronavirusin në janar, kuptoi se ishte një gjë shumë serioze.

“I thashë Ozlemit se kjo shpërthim i ri ka shumë të ngjarë të shndërrohet në një pandemi”, tha ai.

BioNTech dikur ishte një firmë e vogël e bioteknologjisë, relativisht e panjohur dhe e specializuar në teknologjinë mRNA, e ka selinë në qytetin gjerman të Mainzit.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here