Momente tensioni e dhune me policinë, si u kap i dënuari për tentativë vrasje në Tiranë, dyshohej se ai…

0
1155

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme dy persona, të cilët janë treguar të pabindur ndaj uniformave blu dhe i kanë kundërshtuar me dhunë ata.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, arrestuan arrestimi në flagrancë 28 vjeçarin me inicialet E.S., i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë.

Ky i fundit, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej.

Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here