Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori i BSH: Fitove shumë beteja në jetë, luftëtar i fjalës së lirë

0
1163

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe presidentit të TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Sejko shprehet se Hysenbelliu ishte “një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë”.

Mesazh nga Guvernatori Sejko!

“Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im!”, thuhet në ngushëllimin e guvernatorit të BSH.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here