Rusia nis vaksinimin me “Sputnik V”, ja si presin njerëzit në rradhë

0
566

Rusia ka nisur të vërë në zbatim programin e saj të vaksinimit anti-Covid-19. Klinikat në kryeqytetin e Moskës po inokulojnë personat më të rrezikuar nga virusi.

Spitalet në të gjithë Rusinë janë të mbingarkuara me radhë të gjata, si kjo në Omsk.

Vaksina Sputnik V e Rusisë e cila u lançua zyrtarisht në gusht, ka nisur të përdoret.

Zhvilluesit thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende nuk po përdoret masivisht.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë, ndërkohë që procesi do të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Mbetet ende e paqartë se sa doza mund të prodhojë Rusia, por pritet që të ketë 2 milionë doza deri në fund të 2020-s.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi programin në fillim të javës, tha se në qytetin me 13 milionë banorë vaksina do t’u ofrohet më së pari atyre që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor dhe punonjësve socialë.

Një shërbim i regjistrimit në internet lejon banorët e qytetit në profesionet e mësipërme të moshës 18-60 vjeç të rezervojnë takime falas në 70 lokacione përreth qytetit.

Kryebashkiaku shtoi se lista me target grupet e popullsisë që do të përfitojnë vaksinim do të zgjerohet në vazhdim.

Personat që kanë marrë injeksione në 30 ditët e fundit ose që kanë pasur sëmundje të frymëmarrjes brenda dy javëve të fundit do të përjashtohen, sikundër ata me sëmundje kronike, apo gratë shtatzëna.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here