Vaksina anti-Covid/ Edi Rama rrugës për në SHBA: S’do lemë gur pa luajtur, kontakti sy më sy me prodhuesit i shërben…

0
1171

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku sipas tij do të takohet me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në “Twitter”.

Kujtojmë që më herët Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.

Ministrja është shprehur se qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën anti-COVID.

Sjellim në vëmendje që në SHBA janë dy kompani që kanë deklaruar rezultate të larta në lidhje me vaksinën anti-Covid, Pfizer dhe Moderna.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here