Akoma asnjë i arrestuar për vrasjen e Xhulio Prelës, pyeten të afërmit dhe shokët

0
538

Policia e Lezhës ende nuk ka një të arrestuar të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. Burime zyrtare të policisë lokale pohuan për “Vizion Plus” se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse. Një burim policor i tha “Vizion Plus” se në pyetje janë marrë personat që kanë pirë kafe apo shokë të Xhulios që kishte kontakt në ditët e fundit. Po ashtu, është marrë edhe dëshmia e të afërmve të tij.

Xhulio Prela u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas burimeve, është fiksuar momenti kur polici është afruar dhe ka biseduar me autorët e krimit të cilët më pas e kanë qëlluar me armë zjarri. Pas krimit, mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Laçit në rrugën dytësore. Gjithashtu dyshimet janë fokusuar edhe në telefonatën e fundit të viktimës.

Efektivi pasi kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës ku dhe mbeti i vrarë.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here