Ambasadorja amerikane dhuron pajisje mbrojtëse anti-Covid për Drejtorinë e Burgjeve

0
530

SHBA i kanë dhuruar sot Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Tiranë pajisje personale mbrojtëse kundër COVID, si maska dhe dezifektant duarsh.

Në dorëzimin e pajisjeve ka qenë vetë ambasadorja Yuri Kim.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurt gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID.

Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here