Rakacolli: Shqipëria do e marrë e para vaksinën anti-Covid, pritet të vijë në…

0
532

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se vaksina anti-covid pas vitit të Ri pritet që nga momenti në moment të mbërrijë në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, Rakacolli tha se nuk ka një datë të saktë apo një afat kohor për faktin se kur do të vijë vaksina në Shqipëri, por shpreson që të vijë para muajit shkurt.

Ndër të tjera, Rakacolli u shpreh me bindje se Shqipëria do ta marrë e para vaksinën ose të paktën në të njëjtën kohë me të gjitha vendet e tjera pasi sipas saj, janë marrë të gjitha masat që në momentin që ta marrë e gjithë bota, të vijë edhe tek ne.

“Ne kemi qenë që fillim kur filloi të flitej për vaksinën dhe filloi organizimi ndër botëror për sigurimin dhe mënyrën e përdorimit të vaksinës, kemi qenë të përfshirë në iniciativën e madhe të Gavit dhe kemi bërë pagesat për ta siguruar këtë vaksinë, pra ne do të jemi njësoj dhe do ta marrim në të njëjtën kohë siç do ta marrin vendet e tjera të kësaj aleance.

Përveç vaksinës që e kemi siguruar nëpërmjet kësaj aleance, jemi duke parë edhe mundësi të tjera për t’i marrë nga vendet e BE-së ose në kontakte të drejtpërdrejta.

Pra në saj të masave që kemi marrë qysh sa filloi të flitej për vaksinën Shqipëria do ketë mundësinë ta marrë njësoj si pjesa tjetër e botës.

Duhet të kemi parasysh një gjë që është e pamundur që ta marrin të gjithë në të njëjtën kohë. Në fillim do e marrin grupet e riskut dhe pastaj gradualisht do të bëhet dhe tek të tjerët. Po shpresojmë më përpara. Nuk varet nga ne.

Nga ne varet që të jemi në të njëjtën kohë me të tjerët, pra të mos ketë asnjë minutë vonesë, t’i kemi marrë të gjithë masat që në momentin që është e disponueshme në të gjithë botën, do jetë edhe për ne.

Do jemi ne të parët sepse kemi marrë masa që të jemi në dritaren e parë sepse edhe mund të mos ishim në dritaren e parë, por me masat që kemi marrë, ja kemi arritur,”- tha Rakacolli.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here