Nën akuzë për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ Gazetarja zbulon mesazhin e Lul Berishës nga arratia

0
1180

Lulzim Berisha ka reaguar ekskluzivisht për News24 nga arratia për akuzat nga SPAK për atentatet ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë.

Në një mesazh ekskluziv për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Lul Berisha thotë se është i hapur për drejtësinë, por s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Ai e cilëson të gjithë këtë si një sulm për qëllime politike dhe se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova e fakte që e implikojnë në këtë ngjarje.

‘’Lulzim Berisha në një mesazh pak minuta më parë për News24 thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda.

Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implimin. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj ij. Nuk dihet nëse do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm. ‘’- tha gazetarja Lala.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here