VIDEO/ Të rinjtë në Shkodër protestë të heshtur në “orën policore” për vrasjen e 25 vjeçarit

0
64

Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e 25 vjeçarit në Tiranë nga një efektiv policie.

Protesta nisi në qendër të qytetit ndërsa protestuesit ndezën qirinj dhe marshuan në këmbë deri tek prefektura e qarkut Shkodër duke vendosur qirinjtë në derën e prefekturës.

Të rinjtë protestues e zhvilluan këtë proteste pas orës 22:00 duke thyer orën policore. Forcat e policisë pak metra me tutje kanë vëzhguar protestën, por nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar apo gjobitur protestuesit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here