“Futja e frymës ushtarake në polici e tmerrshme!”- Avokati i njohur: Ja pse vrasja e Klodian Rashës ka një problem

0
61

Avokati i njohur Saimir Visha, i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News24 deklaroi se ngjarja e vrasjes së të riut Klodian Rasha duhet hetuar mirë.

Sipas tij, nëse në vendngjarje ka dy predha dhe i riu është goditur nga pas, këtu kurrë nuk mund të jemi në një mbrojtje të nevojshme.

“Nëse në vendngjarje kemi dy ose më shumë predha apo të shtëna nga mbrapa kurrë nuk mund të jemi në një mbrojtje të nevojshme. Sot policia është në ditën e saj më të keqe, sepse forcat Shqiponja i kemi me policië të papjekur që mund të kenë shkuar te Shqiponja pa aftësi profesionale, policia nuk është përdorimi i armëve, është pjesë e ekzekutivit.

Sot më është kthyer 21 janari, sepse dikush thyen orën policore dhe goditet, si atëherë ku u goditën protestues, nuk e njoh dosjen, por nuk ka mbrojtje te nevojshme kur godet mbrapa shpine. Nëse ka dy predha, ka një problem kjo ngjajre. Duhet hetuar ngjarja, është e tmerrshme futja e frymës ushtarake në polici, është hera e parë në 30 vite që futet kjo frymë.

E kam kritikuar fryëmën ushtarake që ka futur ministri. Të kishte çfarëdolloj gjëje në dorë i riu, punonjësi i policisë qëllon vetëm njëherë”,- tha Visha.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here