‘Lajme të mira nga bota e kërkimit shkencor’, mjeku Alimehmeti tregon mjekimin që uli rrezikun nga Covid-19 në studimin e ri, por bën thirrje për kujdes

0
77

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar gjetjet shpresëdhënëse të studimit që ka gjetur efekte shumë premtuese nga një medikament antidepresion, Fluvoksamina. 

Sipas mjekut, “studimi paraprak i kryer në të rritur me simptoma të COVID-19 tregoi se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore”.

Por tërheq vëmendjen pasi rezultatet e studimit të vogël janë me kohë të kufizuar ndjekjeje.

“Nga ana tjetër duhen studiuar mirë efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese.
❗ Pra, mos vraponi të merrni këtë lloj mjekimi, pasi ende nuk ka të dhëna përfundimtare.
Shkenca ecën përpara, por ka hapin dhe ritmin e saj!”, shkruan mjeku.

POSTIMI I PLOTE

“Faktet e sotshme janë produkte të kërkimeve shkencore të djeshme.”
Cit.: Duncan MacDonald
🙏 Lajme të mira nga bota e kërkimit shkencor!
🇺🇸 Në një studim eksperimental klinik, hipotezë-gjenerues, studiuesit e Universitetit të Washingtonit SHBA, gjetën efekte shumë premtuese nga një mjekim antidepresion:
💊 FLUVOKSAMINA 💊
👉 Fluvoksamina është një SSRI (inhibitor selektiv i rikapjes së serotoninës) që ka demonstruar se mund të reduktojë disa aspekte të përgjigjes inflamatore gjatë gjendjeve septike përmes rrugës së S1R-IRE1.
🇺🇸 Në artikullin e publikuar në prestiogjiozen JAMA (Journal of the American Medical Association) më 12 nëntor 2020 autorët japin të dhënat e studimit.
✅ Studimi është i tipit eksperimental, i randomizuar, dyfish i verbër, me grup kontrolli të trajtuar me placebo, pra ndër studimet me metodologjinë më rigoroze të mundshme.
📝 Në studim u futën 152 pacientë me COVID-19 të vetëkarantinuar në shtëpi, nga të cilët:
💊 80 pacientë morrën fluvoksaminën një herë në ditë;
💊 72 pacientë morrën placebo (lëndë pa efekt mjekues).
📝 Objektivi kryesor ishte evitimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që u përkufizua si prania e të dy kritereve më poshtë:
👉 kriteri 1: vështirësi në frymëmarrje dhe shtrim në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrjes ose pneumonisë.
👉 kriteri 2: saturime me oksigjen <92% në dhomë, ose marrja e oksigjenit shtesë për të arritur saturimin 92% ose më shumë.
🙏 Rezultatet e studimit janë shpresëdhënëse!
📝 Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ndodhi në:
👉 0 ndër 80 pacientë të trajtuar me fluvoksaminë;
👉 6 ndër 72 pacientë të trajtuar me placebo.
✅ Diferenca absolute 8.7% (95%CI 1.8%-16.4%, p = 0.009).
📝 Evente të padëshirueshme:
💊 Grupi i trajtuar me fluvoksaminë:
👉 1 event serioz i padëshirueshëm, dhe
👉 11 evente të tjera të padëshirueshme.
💊 Grupi i trajtuar me placebo:
👉 6 evente serioze të padëshirueshme, dhe
👉 12 evente të tjera të padëshirueshme.
📝 Si rrjedhojë, autorët dalin në përfundimin se:
✅ Studimi paraprak i kryer në të rritur me simptoma të COVID-19 tregoi se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore.
⛔ KUJDES:
Studimi është i vogël dhe me kohë të kufizuar ndjekjeje.
Si rrjedhojë, vlerën e madhe e ka në gjenerimin e hipotezës dhe në krijimin e bazës për fillimin e studimeve më të mëdha.
🙏 Nëse këto të dhëna do të konfirmohen, atëherë do të kemi një kandidat shumë të për trajtimin fillestar të COVID-19, pasi fluvoksamina ka shumë anë pozitive:
✅ profil sigurie shumë të lartë;
✅ është lehtësisht i gjetshëm në treg;
✅ ka kosto të ulët;
✅ merret nga goja;
✅ nuk shkakton zgjatjes të segmentit QT siç bëjnë SSRI-të e tjera.
⛔ Kujdes: nga ana tjetër duhen studiuar mirë efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese.
❗ Pra, mos vraponi të merrni këtë lloj mjekimi, pasi ende nuk ka të dhëna përfundimtare.
Shkenca ecën përpara, por ka hapin dhe ritmin e saj!
Ndërkohë respektojmë masat kundër përhapjes së SARS-CoV-2.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here