Mjeku i njohur Drini Dobi nuk e fiton dot betejën me koronavirusin, ndërron jetë në spitalin italian

0
70

Ka ndërruar jetë mjeku i njohur Drini Dobi, i cili ishte shtruar prej disa ditësh në spital pasi u infektua nga koronavirusi.

Dobi u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitar “Nënë Tereza” nuk ka arritur të fitojë betejën kundër virusit.

Postimi nga Universiteti i Mjekësisë: RequiemDr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim.Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar.Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij.Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij.Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçkaGjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi.Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve.Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here