Pas protestës së qytetarëve, të cilët dënonin dhe kërkonin drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se teksa Rasha u vra në derën e shtëpisë dhe qytetarët protestojnë, kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë pazar në New York.
Sipas Bardhit, Rama nuk ka gjetur as kohën që të ngushëllojë familjen e të riu dhe të dënojë këtë krim makabër.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të Neë York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!” shkruan Bardhi.