“Protesta punë halabakësh”/ Rama: Presidenti dhe ish-Presidenti mbështesin këtë lukuni. Policia përtej kufijve të tolerancës

0
354

Kryeministri Edi Rama thotë se të rinjtë që protestojnë mbështeten nga President dhe ish-Presidenti.

Nga QSUT ku zhvilloi një vizitë tek policët e plagosur gjatë dy protestave të mëparshme, Rama tha se drejtësia do të vihet në vend për vrasjen e 25 vjeçarit.

Rama: Është një skenë absurde ku na duhet të jemi këtu për të qenë pranë efektivit të policisë që rrezikon të humbë dritën e syrit, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy qytetarëve shqiptarë. Për çfarë, për pushtetin?

Në asnjë rast, kjo lukuni nuk ka lidhje me demokracinë dhe drejtësinë dhe që nuk ka lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e qytetarisë shqiptarë, kur morën lajmin e humbjes së jetës së djalit 25 vjeçar. Nuk ka asnjë lidhje. Çfarë drejtësie kërkojnë këta, atë të halabakërisë? 

Drejtësinë e halabakërisë dhe të dhunës. Sot efektivi u shpreh i penduar. E patë dhe e dëgjuat. Nuk bëri asnjë përpjekje për alibi dhe do të dënohet sipas ligjit. Është drejtësia. Morali është ai i ministrit të Brendshëm, i cili dha një shembull fisnikërie pa pasur asnjë fajit direkt apo indirekt, por si qytetar dhe si pjesë e kësaj shumice.

Mos flisni me dhjetëra. Ato plagosjes bëni mirë që t’i shikoni dhe të mos i zmadhoni. Këtu është një sa për njëmijë që po humb dritën e syve. Kush del në protestë, ka gjithë të drejtën e Zotit dhe të drejtën e vet që të manifestojë indinjatën e vet për një akt që i ka indinjuar të gjithë por nuk ka të drejtë të prekë askënd. Policia e Shtetit nuk është një lukuni

Presidenti akoma nuk e ka dënuar dhunën, akoma nuk është kujtuar t’i thotë një fjalë kësaj familje dhe del një orë përpara lajmit se po vjen fundi i botës nga kjo lukuni që ngre gishtin ndaj policisë. Prova janë fjalët e Presidentit të Republikës së bashku me ish-Presidentin që sot e gjithë ditën është krenar që ka vrarë njerëz dhe u tregon shqiptarëve se dhuna është rruga për të ecur përpara. Prova janë ata minorenë që janë manipuluar dhe abuzuar. Dhe patjetër edhe të joshur edhe me para për të marrë rrugët.

Policia ka qenë përtej kufijve të tolerancës, qoftë natën e parë kur është kthyer në mur kur është marrë në shënjestër. Policia ka të drejtën të reagojë në mënyrë proporcionale.

Policia ka qenë përtej përmbajtjes. Ka qenë në kushtet pranimit të dhunës, a thua se doli të pranojë natën e parë që dakord ja ku jemi na bini, na bëni ç’të doni se ndjejmë edhe në peshën e dhimbjes suaj. Kjo nuk do të thotë se këtu u gjet sheshi për të bërë përshesh.

Nuk ka asnjë logjikë dhe mundësi se çfarë është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet të merret edhe të kthehet përmbys nga ata dhe kushdo grupe se ata që duan të vinë në pushtet. Një nga gjërat e mira që është ndërtuar në këtë vend është Policia e Shtetit. Është institucioni më i respektuar në opinionin publik.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here