Protestat për Klodian Rashën/ Basha tregon bisedat me ndërkombëtarët: Policia brutale! Të hetohet jo vetëm vrasja, por edhe…

0
388

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ka zhvilluar disa biseda gjatë ditës së sotme me përfaqësues ndërkombëtar në lidhje me situatën e fundit.

Teksa thotë se ka ndarë thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, Basha shprehet se duhet të zbardhen edhe përpjekjet e policisë për manipulimin e ngjarjes.

Ai ka shprehur shqetësimin për “brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve”.

Basha: Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here