“Shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen”- Soreca reagon pas vrasjes së Klodian Rashës dhe jep porosi për protestën

0
393

Ndërsa në sheshin qendror të Tiranës po zhvillohet protesta për natën e tretë radhazi. ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, bën apel që dhuna të shmanget në çdo rast nga të gjitha palët.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca shpreh ngushëllime për familjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës.

Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here