VIDEO/ Rama viziton nga afër efektivin e plagosur në protestë, i premton kurim jashtë vendit

0
373

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Traumës ku ka parë nga afër një efektiv policie i plagosur në pjesën e syrit gjatë protestës. Rama i ka premtuar kurim në Turqi efektivit.

https://youtube.com/watch?v=WoY_eGnYEeE

Fadil Allaraj mbeti i plagosur dy net më parë gjatë protestës së të rinjve kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Rama: 
Do i japim shërbimin e merituar.
Babai i policit: Ju falënderojmë shumë. Nuk kam fjalë.

Rama: Nuk ke çfarë thua, kjo është e pafjalë.
Babai: S’kam ça them se dhe ai ka humbur fëmijën e tij. Por ju bëj thirrje që le të ulin duart.
Ministrja ka folur me atë spitalin në Turqi, për ta çuar në atë spital të specializuar të ushtarakëve. Por problemi i parë këtu ka qenë që të ndalohet rreziku, pasi ka qenë në rrezik. Deri dje ka qenë përpjekje për ta stabilizuar. Në këtë moment ai bëhet i transportueshëm. Larg qoftë një hemorragji. Shkon edhe më keq se planet që ka. Janë ça gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë, por ça t’i bësh.

Rama shkon tek polici
Rama: Si ndihesh?
Polici: Më mirë
Rama: Më e keqja kaloi tani. Takova dhe prindërit poshtë. Ne jemi vëmë në kontakt me autoritetet në Turqi, për të çuar në spitalin e specializuar të ushtarakëve.
Mjekja: Është një transplant i kornesë. Duhet dhe ajo.
Rama: Doktoreshë, kush nuk ka ardhur në duart tuaja dhe profesorëve të tjerë bëhen mirë. Shumica nuk e dinë se çfarë flasin. Unë e di se ju jeni tjetër gjë nga ajo që flasin të gjerët pa lidhje. E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu. Por për merak maksimal. Edhe për merakun e prindërve, dhe psikologjinë e Fadilit, duhet ta çojmë atje. Ndaj do të çojmë atë. Këto janë kostot e pamerituar të paparashikueshme, në kushte kur papritur e pa kujtuar i bën tjetrit atë që s’do të donte t’ja bëje në kushte normale. Kjo është e vërteta.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here