VIDEO- Vrasja e Klodian Rashës/ Shihni si u protestua në disa qytete të Shqipërisë

0
307

Për të tretën ditë radhazi ka nisur protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

18:25- Qytetarët kanë pushtuar edhe rrugët e qytetit të Korçës. Ata kërkojnë drejtësi për Klodianin, i cili u nda nga jeta në moshën 25-vjeçar, pasi u vra nga një efektiv policie.

18:20- Një grup qytetarësh kanë ndezur qirinj për 25 vjecarin, Klodian Rasha, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga një efektiv policie.

17:40- Një grup të rinjsh po protestojnë në Lezhë, kundër vrasjes së Klodian Rashës. Ata janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe “Drejtësi për Klodianin” marshuan drejt Komisariatit të Policisë ku po hedhin shashka në drejtim të godinës.

Blutë po monitorojnë protestën dhe ju kanë kërkuar të rinjëve që të shpërndahen.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here