Vrasja e Klodian Rashës/ “Të vendoset drejtësia”- Ambasadori Norman thirrje qytetarëve: Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore!

0
384

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Borman ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, pas vdekjes së të riut Klodian Rasha.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, ambasadori Norman thotë se drejtësia duhet të vihet në vend sa më parë.

Ambasadori i ka bërë thirrje qytetarëve që gjërat të zgjidhen në mënyrë paqësore, ndonëse thekson se “ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore”.

Deklarata e plotë:

“I shprehim solidaritin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.”

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here