A i është lakuar emri për ministër të Brendshëm? Taulant Balla: Kryeministri u gjet i papërgatitur, por merr kohën e nevojshme për…

0
187

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli sot lidhur me situatën politike në vend dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Në një intervistë në “News 24” lidhur me emrin e ministrit të ri ai u shpreh se kryeministri po merr ditët e nevojshme për t’u konsultuar dhe në kohën e duhur do të dalë me një emër.

I pyetur mbi mundësinë që të zgjidhet ai ministër i Brendshëm, Balla tha se është Sekretar i Përgjithshëm dhe rregullorja ia pamundëson, duke shtuar se do ishte e vështirë të linte detyrën në këtë moment.

Ministri i ri, kur do ndodh?

Balla: Ky nuk ka qenë një ndryshim që ka ardhur si pasojë e një vlerësimi performance, dhe mazhoranca apo kryeministri u gjetën të përgatitur. Kryeministri ka marrë ditët e nevojshme për t’u konsultuar.

Pritet të jetë deputet?

Balla: Ne kemi një numër të madh deputetësh. Praktikat ndërkombëtare gjen ndërthurje mes përfaqësimit politik dhe jashtë grupit parlamentar, është një çështje që do vazhdojë të konsultohet.

Lakohet emri juaj për ministër i Brendshëm?

Balla: Nja 7 vite po një herë. Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe ne kemi një libër rregullash që e pamundëson sekretarin të marrë detyra ekzekutive. Për mua do ishte e vështirë të largohesha nga detyra e sekretarit të përgjithshëm këtë moment. PS ka burime njerëzore shumë të mira që do marrin përsipër përgjegjësinë e ministrit të Brendshëm. PS ka lidershipin e duhur, programin e duhur për të çuar përpara dhe për të përballuar sfidat që ka Shqipëria sot dhe ne vijim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here