Buxheti i ri/ Presidenti Meta: 71 për qind të punonjësve të administratës nuk do iu rritet paga

0
199

Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Parlament tre ditë më parë pr/ligjin për buxhetin e vitit 2021.

Sot kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do ketë rritje të pagës. Niveli i tyre i jetesës do përkeqësohet për shkak të kostove shtesë nga Covid-19”.

Më herët presidenti është shprehur se buxheti nuk planifikon as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike. Ai ka argumentuar gjithashtu se në buxhetin e vitit të ri nuk planifikohet rritje reale e pensioneve por vetëm indeksim i tyre në masën 2.5%.

Një ndër argumentet më madhore për rikthimin e këtij pr/ligji ishte fakti që nuk parashikonte mjaftueshëm mbështetje për përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here