“Drejtësi për Klodianin”/ Taulant Balla: Prokuroria t’i shkojë deri në fund çështjes! Ideja për të ngritur zërin është e pranuar, por…

0
232

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla thotë se nxit prokurorinë që t’i shkojë deri në fund çështjes së vrasjes së Klodian Rashës.

Në një intervistë për News24, Balla shprehet se beson te prokuroria, ndërsa flet për dënim ekzemplar të efektivit të policisë.

“Unë nxis institucionin e prokurorisë që ti shkojë kësaj çështje deri në fund dhe përgjegjësia të jetë ndaj personit që ka marrë jetën e një djali të ri 25-vjecar.  Unë besoj se Prokuroria do të bëjë një zbardhje të plotë dhe një dënim ekzemplar”, u shpreh Balla.

Sa i takon protestave, Balla u shpreh se ideja për të ngritur zërin për drejtësi është e drejtë, por sipas tij drejtësia për Klodianin nuk mund të bëhet duke i vënë zjarrin Shqipërsië.

“Jam dakord, vetë jam një person që kam marrë pjesë dhe kam organizuar protesta. Asnjëherë protesta nuk është një problem, përkundrazi është shprehje e demokracisë, por duhet marrë në disa rrethana. E para jemi në kushte pandemie, që pamundëson  cdo lloj grumbullimi.

Së dyti edhe pse disa djem dhe vajza u nisën për të protestuar, protesta u keqpërdor nga elementë të infiltruar për të përdorur politikisht edhe vdekjen.

Thirrja ime ndaj çdo familje shqiptare është: I lutem mos i lini fëmijët që ti përdorin për politikë. Kush ka bërë politikë me vdekjen ka pasur fund të keq politik.  Në kushtet e një ideje për të ngritur zërin dhe për të kërkuar drejtësi kjo është e pranuar. Por për të kërkuar drejtësi për Klodianin nuk i vihet zjarri Shqipërisë”, tha Balla.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here