Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dalin sot përpara togave të zeza të arrestuarit në protestën e ditës së premte, për vrasjen e Klodian Rashës.
Për këtë arsye, policia kishte marrë masa shtesë duke rritur prezencën e forcave të rendit jashtë ambienteve të gjykatës.
Siç shihet në fotot më poshtë, shkrepur nga LSA, vihet re një numër i madh efektivësh në rrugë, jashtë gjykatës.
Sot, policia njoftoi se nuk do tolerojë më grumbullime dhe tubime për shkak të rregullave që imponon pandemia e koronavirusit.
Dje, u protestua për të pestën ditë me radhë nga qytetarët, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një efektiv policie.