Goditi policin, arrestohet i riu. Në pranga edhe 4 persona të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

0
187

Një 30 vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka goditu për shkak të detyrës një efektiv policie.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, sqaron policia.

Ndërkohë Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. G., 20 vjeç dhe K. D., 20 vjeç, banues në Tiranë. “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll në bulevardin “Gjergj Fishta”, mjetin me drejtues shtetasin Xh. G. dhe pasagjer shtetasin K. D. Gjatë kontrolleve fizike të të dy shtetasve dhe mjetit, shërbimet e Policisë gjetën një armë të ftohtë dhe një sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 2 aparate celularë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 41 vjeç, pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse pemën e Vitit të Ri të vendosur nga Bashkia Kavajë në qendër të qytetit të Kavajës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 49 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here