Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vënies në jetë të projektit për unifikimin e rrjeteti elektro-energjietik Kosovës-Shqipëri, duke i dhënë përgjigje kryeministrit Rama për të vërtetën e shkakut që çoi në nisjen e zbatimit të tij sot.
“Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Berishës, ky projekt “shenon pavaresine energjitke te Kosoves dhe bashkerendimin e shfrytezimit racional te burimeve e ergjitike te Shqiperise dhe Kosoves”.
POSTIMI I PLOTE
Pershendes unifikimin e rrjetit energjitik Shqiperi – Kosove!
Miq, autostrada energjitike Shqiperi – Kosove qe u inaugurua sot, eshte nje projekt qe u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndertimin para dhe gjate vitit 2013 dhe qe perfundoi se ndertuari ne vitin 2016.
Ky projekt shenon pavaresine energjitke te Kosoves dhe bashkerendimin e shfrytezimit racional te burimeve e ergjitike te Shqiperise dhe Kosoves.
Kete projekt e bllokoi per kater vite me radhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç.
Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel.
Me kete rast te dashur miq, le te urojme inaugurimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe Kosoves si nje ngjarje me rendesi te madhe ne krijimin e nje hapesire unike ekonomike energjitike shqiptare dhe te falenderojme me mirenjohje qeverine gjermane per financimin e plote te linjes 400 KW Tirane – Prishtine dhe nderhyrjen e vendosur te saj per çbllokimin e funksionimit te saj. sb