“Ne nuk humbëm”/ Donald Trump përgjigjet nëse do të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si president: Unë dua të…

0
216

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar të flasë nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Unë nuk dua të flas për këtë” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”.

Trump vazhdoi më tej duke thënë: “Unë dua të flas për këtë që ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë. Në historinë e vendit tonë, apo jo? Ne nuk humbëm”.

Më tej Trumo tha se “Unë shqetësohem nëse vendi ka një president të paligjshëm. Për këtë shqetësohem ”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here