Një tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/ BioNTech! Pritet edhe lehtësimi i masave kufizuese

0
187

Singapori i shtohet listë së vendeve që kanë aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.

“Unë jam shumë i lumtur t’ju them se pasi ka studiuar provat shkencore dhe të dhënat e provave klinike, Autoriteti i Shkencave të Shëndetit ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim pandemik. Dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji”, tha kryeministri i vendit, Lee Hsien Loong.

Kryeministri i Singaporit po ashtu bëri me dije se të parët që do vaksinohen janë personat me rrezik më të lartë nga pandemia, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit.

Ndërkaq, Singapori do të lehtësojë kufizimet e pandemisë duke filluar nga 28 dhjetori.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here