U vra nga efektivi i policisë/ Qeveria i jep ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait (VENDIMI)

0
184

Qeveria ka vendosur të trajtojë me ndihmë financiare familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë, pasi i riu kishte thyer orën policore. Kjo ngjarje solli edhe trazira në vend ku prej pesë ditësh qytetarët kanë dalë në protesta, të cilat janë pasur me përplasje.

Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj.

Kujtojmë se kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt po posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, që tashmë protestuesit kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here