“O çohuni burra, o çohuni gra!”/ Emocionuese, Florian Marku përgatitet për ndeshjen me këngë patriotike të UÇK-së

0
165

Boksieri shqiptar Florian Marku ka lënë pas barazimin e hidhur me Jamie Stewart javën e shkuar duke nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës më 30 janar.

Marku ka publikuar një video nga momenti para ndeshjes, ndërsa përgatitet me këngë patriotike. Bëhet fjalë për “O çohuni burra, o çohuni gra”, një këngë që forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e këndonin gjatë luftës me Serbinë.

Kujtojmë që Marku ka lindur në qytetin e Lushnjës, por origjina e të parëve të tij është nga Kosova.

“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë”, do të deklaronte dikur Marku për “Panorama Sport”.

Në ndeshjen e fundit Marku u shfaq i revoltuar duke thënë se gjyqtari nuk ia dha fitoren për shkak se nuk e pëlqente atë dhe prej faktit se ishte një shqiptar kundër një anglezi. Ai është padyshim një nga sportistët shqiptar më në formë të momentit, i njohur për shpirtin e tij luftark teksa i shkon dyluftimit deri në fund.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here