Po transportonin drogë me “Volkswagen Polo”/ Dy shtetas bien në prangat e policisë, zbulohet e kaluara e tyre kriminale

0
163

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia, që u sekuestroi 4 kg kanabis që po transportohej përmes një makine “Volkswagen Polo”. Pas informacioneve të marra “blutë” lokalizuan mjetin pranë Qafë-Plloçës, duke kapur edhe lëndën narkotike.

Në pranga përfunduan E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier, i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje, P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe kufijve shtetërorë.

Sekuestrohet 4 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje).
  • P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas me një automjet tip “Volkswagen Polo”, do të transportonin lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Pogradec-Korçë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e mësipërm, në afërsi të Qafë-Plloçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here