VIDEO/ Një javë pas protestës së dhunshme në Shkodër dhe bastisjes së selisë së PS, qytetarët mblidhen sërish sot

0
171

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në tubim.

Gazetari i Panorama konfirmon se njoftimi është shpërndarë dhe gjatë mesditës pritet grumbullimi i protestuesve, të cilët nuk kanë një skenar, apo organizator.

Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej nje efektivi policie, precipitoi në dhunë.

Eksponentë të PS dhe kryeministri Edi Rama drejtuan gishtin e përgjegjësisë nga opozita, madje e krahasoi atë me terroristët e Boko Haramit, të cilët tha se i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruante Rama të shtunën pas protestës.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here