“Jeni fytyra e ndryshimit”/ Basha jep zotimin para finalistëve të debatit të rinisë: Çdo vit 10 mijë më të mirët do të përfitojnë stazh me 300 mijë lekë

0
84

hqiptare.

“Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë. Dhe sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim. Ndryshimi është një nevojë e brendshme e çdokujt, sot më shumë se kurrë, te djathtë dhe të majtë, demokrat dhe socialist, e të gjithë të tjerët. Por ndryshimi nuk është abstrakt. Ka një domethënie për këdo. Ka domethënie të dhimbshme për ato familje që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm sot apo nuk blejnë dot ilaçet për COVID-in. Ka një domethënie për ata si ju që preokuponi jo vetëm për të sotmen, po akoma më shumë për të nesërmen. Dhe me shumë kënaqësi dëgjova që disa prej temave që keni prekur, kanë të bëjnë pikërisht me mënyrën se si duhet të vij ky ndryshim. Ndaj është shumë e rëndësishme që brezi i ri të trajnohet, të dëgjojë edhe përmes përfaqësuesve të spikatur siç jeni ju dhe të bëjë të vetën sensin e përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për familjet tona dhe për shoqërinë tonë”, – u shpreh Basha.

Studentët finalistë të debatit sollën disa argumenta mbi çështjet kryesore që janë sot shqetësimi i rinisë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Ata i treguan kreut të PD edhe çështjet e debatuara ku një pikat më me interes ishte ajo e punësimit të të rinjve.

“Unë mendoj që për pjesën e studentëve ekselentë që janë pjesë elitare po themi kanë investuar, kanë prioritetet e tyre. Të krijohen pak më shumë hapësira, sidomos tek pjesa e praktikave sepse tashmë universitete janë bërë shumë teorike e mekanike dhe vazhdojnë e vejnë theksin tek kjo pjesa. Unë mendoj që akoma më shumë duhet vënë theksi tek praktika. Kjo është dhe një ndër arsyet pse studentët vazhdojnë e studiojnë jashtë vendit. Ne shohim që studentët që janë jashtë vendit marrin medalje ari, studentët shqiptarë që këtu në Shqipëri mund të kenë qenë me nota të ulëta por atje marrin medalje ari. Shkëlqejnë dhe e gjen nëpër media e portale të ndryshme, normalisht ngelemi shumë të kënaqur nga kjo pjesë. Ndërsa këtu në Shqipëri gjithë kjo ngarkesë e gjithë kjo pjesa që e vë theksin teori, teori, teori ngarkon shumë trurin, krijon atë stresin edhe jo nuk mundem do iki pastaj thua. Po jo ne duhet të qëndrojmë këtu”, – u shpreh njëra prej studenteve.

Kreu i opozitës teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve u tregoi atyre planin e qeverisjes së ardhshme, veçanërisht pjesën për rininë.

Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës. Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës. Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare. Sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesën e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anulimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionon 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master”, – iu tha Basha të rinjve, ndërsa i ftoi ata që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Nuk bëhet asgjë si vendi yt. Dhe çfarë vendi kemi! Tani është realisht në dorën tonë. Në fakt tani është realisht në dorën tuaj. Boll thamë e ardhmja. Tani është e sotmja. Dhe për këtë ju garantoj se unë do të bëj gjithçka që të ju hap rrugë. Në kuptimin afatshkurtër sigurisht do të bëjmë gjithçka për ndryshimin dhe ndryshimi duhet patjetër të triumfojë me 25 Prill, sepse është aspiratë. Sot është aspiratë e pothuajse gjithë shoqërinë. Më 25 prill do konfirmoj dhe njëherë që Shqipëria duhet të jetë në demokraci, s’mund të jetë diktaturë. Dhe për t’i dhënë forcë, për t’i dhënë thelb ndryshimit unë dhe të gjithë vendimmarrësit e ardhshëm kemi nevojë për ndihmën tuaj. Kemi nevojë për ndihmën tuaj, të gjithsecilit prej jush këtu dhe gjithë ata që na besojnë. Por edhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, edhe para por në veçanti edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit për ta hedhur këtë hap thelbësor, për ta kaluar këtë pengesë të fundit dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Fytyrat tuaja, sytë tuaja, shpirti juaj, mendja juaj janë portreti i fundit i tranzicionit. Unë do të bëj gjithçka që të jenë portreti i Shqipërisë nesër, i Shqipërisë politike dhe Shqipërisë ekonomike nesër”, – u shpreh Basha.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here