Masat e reja shtrënguese për festat, a do ketë kufizime për kopshtet dhe çerdhet? Ja vendimi i ekspertëve

0
78

Pavarësisht forcimit të masave shtrënguese nga 24 dhjetori deri në 4 janar, për lëvizjen e qytetarëve dhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve, nuk ka asnjë ndryshim për datat e mbarimit dhe nisjes së shkollave në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se mbeten në fuqi datat e lajmëruara nga ministrja Evis Kushi. Kurse për kopshtet dhe çerdhet nuk do ketë asnjë ndryshim apo kufizim.

“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor në datën 11 janar duke bërë vlerësimin e programeve e kurikulave.

Ndërkohë sa i përket çerdheve e kopshteve s’ka parashikim për kufizimin e datave të hapjes ndaj do hapen njësoj si vitet e tjera”.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here