Shqipëria, vendi më i varfër i Europës me çmimin më të lartë të naftës. Në botë lëmë pas Suedinë dhe Hong-Kongun

0
95

COVID apo jo Shqipëria si një nga vendet e varfra në botë vazhdon të renditet ndër vendet me çmimim të lartë të karburanteve në botë, më saktësisht e treta. Sipas një renditje të fundit, Global Price Petrol, për çmimin e naftës Shqipëria lë pas vetëm dy shtete në të gjithë rruzullin tokësor, Suedinë dhe Hong-Kongun, të cilët konsiderohen si vende të pasura dhe me burime të mëdha të ardhurash për frymë.

Mesatarja e një litri nafte në Shqipëri llogaritet në 1,66 dollarë, kurse për Suedinë çmimi është 1,72 dollarë për litër dhe 1.93 dollarë për litër kushton nafta në Hong-Kong. Diferenca me vendet e rajonit është shumë e madhe, ku maqedonasit e blejnë një litër naftë për 1.05 dollarë, një çmim ky shumë herë më i lirë se ajo çka paguajnë qytetarët shqiptarë. Në Mal të Zi një litër naftë shitet mesatarisht për 1.24 dollarë ndërsa në Serbi për 1,46 dollarë.

Shoqatat e konsumatorëve, por edhe disa grupe biznesi disa herë kanë ngritur zërin se në qëndër të çmimeve të larta të karburantit që ka Shqipëria është rregjimi fiskal i rënduar dhe përqendrimi i tregut në pak duar, ku kompanitë dominuese kontrollojnë importin me shumicë, depozitimin dhe tregtinë me pakicë.

Indeski i global Price Petrol është publikuar në mes të Dhjetorit të këtij viti.  Aty rezulton se Shqiperia lë pas për nga çmimi i naftës për konsumatorët të gjitha shtetet e Bashkimit Europian dhe me standarde të larta të jetesës, si Gjermania, Italia, apo Franca që nuk është se njihen për barrë të ulët fiskale. Po ashtu qytetari shqiptar duhet ta blejë naftën më shtrenjtë se anglezët dhe amerikanët.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here