Detaje të tjera nga ngjarja në Shkodër/ Përveç lokalit, autorët hodhën breshëri plumbash edhe mbi makinën e efektivit

0
63

Përveç një lokali që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, autorët kanë shkrepur plumba edhe në drejtim të automjetit të efektivit të forcave Shqiponja, Albert Pjetri.

Burime të Panorama, bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar automjetin mbi murin rrethues të shtëpisë së efektivit.

Policia bënte me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Lokali ishte në pronësi të vëllait të efektivit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes apo nëse plumbat e shkrepur ishin një mesazh për ta.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here