“Është e vërtetë që lajmin e mora vesh nga…”/ Çuçi flet për emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe vizitën në familjen Rasha

0
45

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zbuloi në Open detaje nga vizita e tij në familjen Rasha.

Ministri tha se ishte atje në cilësinë e detyrës së re që mori dhe për t’i garantuar familjes se drejtësia për të riun Klodian Rasha do vendoset.

“Shkova takova babanë në cilësinë e ministrit për ta garantuar që hetimet do shkojnë deri në fund dhe autori do marrë dënimin e merituar për veprën që kreu. Mua më dhemb zemra për atë që ndodhi se jam vetë baba dhe e di, unë e garantova se do ketë drejtësi, siç bëri Lleshaj dhe Rama para meje”, tha ai.

Çuçi tha se është e vërtetë se lajmin e ka marrë vesh nga ambasadori Soreca në një takim me të.

Është moment i veçantë dhe besoj se policia e shtetit por jo vetëm kanë një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore po për fat të mirë vitet e fundit. policia ka pasur vlerësime maksimale dhe kjo është lehtësim për mua. Edhe të gjendja civile është punuar mjaft mirë prandaj ndihem i qetë.

Nuk është çështje mos dëshire, por mos dijenije. Madje Lleshaj kur po e shpjegonte tha nuk kisha etje të madhe për këtë post. Po ishim bashkë me Soreca kur e morëm vesh, aty më tregoi twitter dhe sigurisht ishte befasi por nuk asgjë të jashtëzakonshme. Befasia ishte se unë nuk e prisja jo se nuk jam i gatshëm për këtë detyrë apo të tjera, se për sa kohë jam pjesë e këtij ekipi qeverisës, por nga ana tjetër isha i fokusuar te projektet e bujqësisë dhe reagimi ishte ai që patë.

Në një ekip trajneri mund të ndërrojë pozicionet gjatë lojës . Unë jam atje, vullneti im është i plotë dhe jam i gatshëm të kryejë detyra publike, sigurisht përgjegjësia është e madhe. Por habia ishte vetëm se isha në projekte të më dha në bujqësi”, tha ai.

Do ndryshonte gjë po ta dinit?

“Jo, nëse unë do isha jashtë skuadrës mund të ishte dhe të kishte vend për tu pyetur, por unë jam në ekip, jam në lojë dhe kjo gjë nuk përbën befasi në sensin si qëlloi që pa të thënë, unë e kam dhënë pëlqimin që kur kam hyrë në ekip”, tha ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here