I shpallur në kërkim në Bosnjë, por arrestohet në Kukës! Kush është 39-vjeçari nga Kosova, i cili akuzohet për…

0
110

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Kukësi. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.K ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Bosnje-Hercegovinës.

Ai u arrestua në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe do të ekstradohet.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here