Kosova sërish në zgjedhje/ Ja kush pritet të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së (EMRI)

0
68

Menjëherë sapo Gjykata Kushtetuese në Kosovë shpalli vendimin për zgjedhje të parakohshme, partitë politike janë vënë në lëvizje për të zgjedhur kandidatin e tyre për kryeministër.

Siç raporton gazeta Telegrafi në Kosovë, nga radhët e PDK pritet të jetë kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë shpalli zgjedhjet e reja pas anulimit të ligjshmërisë së një vote që miratoi zgjedhjen e qeverisë së Avdullah Hotit.

Ndërkohë, partitë politike mbeten në diskutime me Presidenten në detyrë për të vendosur mbi një datë të mundshme të zgjedhjeve të reja të përgjithshme, pas të cilave do të duhet të gjendjet edhe miratim për zgjedhjen e Presidentit të ri.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here