Mbyllet gjykimi i dosjes ‘Bajri’, ja dënimet që dha gjykata për të akuzuarit

0
46

Me përfundimin e gjykimit të dosjes ‘Bajri’, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka shpallur sot dënimet për të akuzuarit.

Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e palës mbrojtësve, Avokat Arber Hoxha dhe Avokat Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

Behar Bajri eshte denuar me 3 muaj burg per organizim te llotarive sportive. Ai nuk do ta vuaje kete denim pasi e ka shlyer ne paraburgim.

Safet Bajri eshte denuar me 3 vite e 9 muaj per mbajtje pa leje te armeve, caktim rezultatesh sportive dhe organizim i paligjshem i lotarive sportive. Kete denim ai e ka shkyer por do vijoje te qendroje ne qeli per denimin qe ka nga gjykata ne Belgjike.

Ilir Bajri eshte denuar me 2 vite e 6 muaj per mbajtje municionesh, mbajtje te armeve te ftohta. Gjithashtu edhe Ilir Bajri e ka shlyer kete denim ne paraburgim, por do vijoje te qendroje ne burg sepse ka denimin e konvertuar te gjykates ne Itali.

Asmer Bilali eshte denuar me 4 vite e 6 muaj per mbajtje pa leje te armeve, caktim rezultatesh sportive, ndertim i paligjshem. Atij i kane mbetur edhe 6-7 muaj shlyerje denimi, sepse pjesen tjeter e ka kryer me paraburgimin, dhe per momentin ndodhet me mase sigurimi “arrest shtepie”.

Ismet Idrizi eshte denuar me 2 vite e 6 muaj per armembajtje pa leje, e ka shlyer denimin me paraburgim, ndaj nuk do beje burg.

Emrah Plaku eshte denuar me 3 vite burg, per veprat penale armembajtje pa leje, organizim i paligjshem i llotarive sportive. Gjithashtu e ka shlyer denimin me paraburgim.

Sirjan Alija eshte denuar me 3 muaj burg per organizim llotarish sportive te paligjshme. Gjithashtu nuk ben burg sepse e ka shlyer me paraburgim.

Ardit Smajli eshte denuar me 6 muaj burg per armembajtje pa leje. Gjithashtu e ka shlyer denimin me paraburgim.

Samet Halluni eshte denuar me 3 muaj burg per organizim llotarish sportive dhe e ka shlyer denimin me paraburgim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here