Mutacioni i ri i Covid-19 në Britaninë e Madhe/ Kosova del me një vendim, ja kufizimet

0
127

Kosova iu është bashkuar listës së vendeve që pezullojnë fluturimet me Britaninë e Madhe, pas shfaqjes në këtë vend të mutacionit të ri të Covid-19. Më herët Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe disa shtete të BE-së anuluan fluturimet me Britaninë e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë përmes një njoftimi të bërë sot thotë se bazuar në kompetencat e tij lidhur me masat anti-COVID, ministri në detyrë Armend Zemaj, ka nxjerrë vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.

“Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre. Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje theksohet se për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi është në fuqi që nga sot”, thuhet në njoftim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here